SHFMU “Ganimete Terbeshi”
Unë nuk bëj asgjë pa gëzim – MONTAIGNE
Rreth Nesh
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ganimete Terbeshi” gjendet në fshatin Astrazup, fshat në jugperëndim të Komunës së Malisheves. Shkolla gjendet mes fshatit për skaj rruges magjistrale Rahovec –Arllat. Fillet për hapjen e kësaj shkolle, i gjejmë te përpjekjet e vazhdueshme për hapjen e shkollës. Jane në vitet e 30-ta të shek. XX. Objekti i shkollës ka lëvizur në disa vende brenda fshatit.
Më pas ka qene paralele e ndarë e shkollës “Emin Duraku”, e prej vitit 1985, është shkollë e pavarur,së pari me emrin Hivzi Sulejmani e më pas Ganimete Tërbeshi. Gjatë luftes shkolla jonë ka qenë shtab i U.Ç.K-së, më pas është granatuar dhe është demoluar tërësisht. Shkolla punon me një ndërrim, e cila i plotëson kushtet për funksionimin e plotë të procesit edukativo arsimor.